Ora News - Situata e rendit në vend, ja vrasjet mafioze të pazbardhura

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Vrasjet mafioze mbeten problem për rendin publik në vend edhe përgjatë këtij viti ndërkohë që të paktën gjashtë krime të tilla kanë mbetur ende të pazbardhura. Nga janari janë regjistruar 41 vrasje me 47 viktima, vetëm dy më pak se një vit më parë. Nga këto vrasje deri më tani nuk janë zbardhur 6 atentate të tipit mafioz ku më i fundit është shpërthimi i bombës në makinën me të cilën lëvizte Preng Gjini në tiranë.

Gjashtë vrasje të konsideruara si krime mafioze të cilat kanë ndodhur gjatë këtij viti kanë mbetur ende të pazbardhura. nga janari deri në shtator në vend janë regjistruar 41 vrasje me 47 viktima, dy vrasje më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019. Nga këto ngjarje kriminale, 17 prej tyre kanë qenë atentate mafioze, 8 vrasje në familje, dhe 16 konflikte çasti për motive të ndryshme.

Ekzekutimi i Guxim Gjuriqit në Tropojë dhe Kastriot Reçit në Rrëshen, ngjarje të regjistruara në janar të këtij viti kanë mbetur ende pa autor. Një tjetër vrasje e tipit mafioz e pazbardhur është ajo e Kristian Breshanajt në Vlorë dhe e Gjin Ndojit në Shkodër, ku autorët i kanë qëlluar me breshëri arme duke i lënë të vdekur në vend dhe janë larguar duke humbur gjurmët. Dy atentatet e tjera që janë pa autor janë regjistruar muajin shtator. Bëhet fjalë për vrasjen e bujar çelës, vëllait të Talo Çelës i shumë kërkuar për grabitjen e Rinasit, si dhe për vrasjen e Klevis kapllanit në Rrogozhinë. Shumë prej vrasjeve mafioze kanë patur si motiv prishjen e pazareve të drogës, ndërsa për këtë vit vërehet dhe një rritje e ekzekutimeve të dyfishta. Përgjatë 9 muajve u kryen 6 vrasje të dyfishta.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/situata-e-rendit-ne-vend-vrasjet-mafioze-te-pazbardhura/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended