Top News - Kandidaturat për KQZ e re/ Kryekomisionerët, PD heq Rusmajlin
  • 3 years ago
Ilirjan Celibashi dhe Ardjan Myslymaj janë dy kandidaturat për kryemisionerë të KQZ-së së re. Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për të zgjedhur 12 anëtarët dhe organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fillimisht Partia Scoialiste, ka propozuar tre emra për kryemisionerë Ardjan Myslymaj, Ilirjan Celibashi dhe Ilir Rusmajli. Partia Demokratike e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashit, ka shfytëzuar të drejtën e vetos duke eliminuar Rusmajlin.

Përfaqësuesi I PD ka propozuar zv.komisioner tre emra: Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn. Më pas me votim, PS-ja i skualifikoi PD-së Osmanajn dhe në votim të hënën shkon Lealba Pelingu me Agron Haxhimalin.

Për Komisionit Rregullator, pas përzgjedhjes kaluan kandidaturat e Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Odeta Berberi, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Ndërkohë për në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Partia Socialiste ka propozuar Ilir Rusmajlin, Koli Bele dhe Ervin Lako. Propozimet e Partisë Demokratike janë: Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KQZ#TopChannel
Recommended