Report TV - Zbulohet formula e re e PD-së për KQZ-në: Të zgjidhet nga politika

  • 4 years ago
Zbulohet formula e re e PD-së për KQZ-në: Të zgjidhet nga politika
Dy ditë pas kontestimit të Partisë Socialiste për formulën për KQZ e re, Partia Demokratike ka dërguar një tjetër propozim në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, të cilin Report Tv e ka siguruar. Formula e re kërkon që procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ta inicioi Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë), por komisioni përzgjedhës të mos jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI, pra KQZ të mbetet sërish politike.

PROPOZIMI I RI I PD
18.06.2020
Propozim II i Opozitës mbi KQZ-në

I. Neni 17 i draftit të para datës 5 Qershor 2020, që vazhdon të mbështetet nga Partia Socialiste, duhet të riformulohet në përputhje me Dakordësinë e arritur midis palëve politike në datën 5 Qershor 2020. Pas refuzimit nga ana juaj të formulës së propozuar nga ana jonë, identike me formulën e përzgjedhjes së organeve të reja të pavarura të sistemit të drejtësisë, si dhe duke mbajtur në konsideratë kundërshtinë tuaj që procesi duhet të zhvillohet ekskluzivisht në Kuvend, pa përfshirjen e institucioneve të tjera të pavarura, paraqesim amendimin e nenit 17 të draftit paraprak si më poshtë vijon:

Neni 17, riformulohet si më poshtë vijon:

?Neni 17

Zgjedhja e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe KAS-it

1.Komisioneri, Zëvendëskomisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në këtë nen.

2.Kryetari i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për të gjitha pozicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.

Recommended