Top News - Kosova asnjë viktimë/ Maqedoni, 194 infektime të reja

  • 3 years ago
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk u konfirmua asnjë viktimë nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në 24 orët e fundit ka diagnostikuar 46 raste të reja pozitive nga testimi i 580 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 62 pacientë. Që nga shfaqja e rasteve të para të koronavirusit në kosovë e deri më tani, janë konfirmuar gjithsej 15,620 raste pozitive, 625 viktima dhe 13,554 të shëruar. Raste aktive ndërkohë mbeten edhe 1,441.

Në anën tjetër, në maqedoninë e veriut, autoritetet njoftuan për një rënie të numrit të viktimave në 24 orët e fundit, në dy, nga tetë që ishin të martën. Ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me 194 të konfirmuara të mërkurën. Që nga fillimi i pandemisë, në maqedoninë e veriut janë konfirmuar 739 viktima dhe 17,977 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, raste aktive mbeten 2,279.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Maqedoni#TopChannel

Recommended