Top News - Asnjë viktimë në Kosovë/ Maqedonia regjistron 8 të vdekur

  • 3 years ago
Ndërsa kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë të koronavirusit, në 24 orët e fundit, maqedonia e veriut ka raportuar tetë viktima, duke ardhur kështu me një bilanc në rritje, pas asaj që u duk si një stabilizim i situatës atje.

Instituti kombëtar i shëndetësisë publike në kosovë, njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 670 persona dhe bazuar në rezultatet laboratorike janë regjistruar edhe 54 persona të infektuar me koronavirus. Rastet aktive në kosovë sipas njoftimit janë 1457 ndërsa janë shëruar 24 orët e shkuara edhe 72 persona të tjerë. Totali i të infektuarve në kosovë që nga fillimi i pandemisë është 15574 dhe ai i viktimave, 625. Ndërkohë, Maqedonia e veriut të martën ka regjistruar 112 të infektuar nga gjithsej 1327 teste të kryera. Viktimat, sipas të dhënave, janë tre nga shkupi, të moshës 53,76 dhe 82 vjec, dy nga struga, 74 dhe 84 vjec si edhe nga një në tetovë, dellcevë dhe strumicë. Numri total i viktimave në maqedoninë e veriut ka arritur tashmë në 737 ndërsa ai i të infektuarve 17786.

Ndërkohë, pozitive në raportin ditor të së martës, në maqedoninë e veriut, ishte shifra e të shëruarve. Gjithsej 159 persona e kanë fituar përballjen me virusin në 24 orët e shkuar e kjo është shifra më e lartë në 10 ditët e fundit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Maqedonia#TopChannel