Top News - Pandemia në Kosovë/ Asnjë viktimë nga koronavirusi

  • 4 years ago
Autoritetet shëndetësore në Kosovë nuk kanë regjistruar asnjë viktimë me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga testimi i 481 mostrave, 97 pacientë kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 139 pacientë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,301. Prej tyre, gjithsej 568 pacientë kanë humbur jetën dhe 10,782 janë shëruar. Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 2,951 raste. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 362 pacientë, prej tyre 257 janë të prekur me koronavirus. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se gjashtë pacientë janë në respiratorë, 18 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 234 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel