Top News - Kosovë, 6 të vdekur/ 241 raste të reja me covid-19
  • 4 years ago
Situate në Kosovë vazhdon të jetë e rënduar për shkak të pandemisë së Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë të prekur nga virusi që po trajtohehsin në Spitalin Infektiv në Prishtinë, si dhe kanë rezultuar 241 raste të reja pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin që janë testuar deri më tani, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 150, të cilët sipas deklaratës zyrtare kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Rastet pozitive më të shumta janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste etj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Situata#TopChannel
Recommended