Top News - Kosovë, bilanci nga Covid/ 10 të vdekur, 224 raste të reja
  • 4 years ago
Në Kosovë situate nga pandemia e Covid 19 vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Edhe në këto 24 orët e fundit janë regjistruar sërish një numër i lartë vdekjesh për shkak të virusit të Covid 19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona nga pasojat e koronavirusit. Në total, në Kosovë nga fillimi i pandemisë e deri më tani, kanë humbur jetën 236 qytetarë që sipas autoriteteve shëndetësore kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqërusese.

Po kështu edhe numri i të sëmurëve të rinj nga virusi vdekjeprurës vazhdon të jetë i lartë. 224 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid, nga 434 testime që janë kryer gjithsej në këto 24 orë, pra gati gjysma e të testuarve kanë rezultuar pozitiv, një shifër kjo tejet shqetësuese.
Shumica e rasteve pozitive me Covid 19 kanë rezultuar në komunat Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, etj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë, duke e ccuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktiv me Covid 19 është në total 3.588 persona.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#QKUK#TopChannel
Recommended