Top News - Bilanci në Kosovë/ Tre viktima dhe 47 raste të reja
  • 3 years ago
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 47 raste të reja me këtë virus, që shkakton sëmundjen COVID-19. Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 525 mostrave. Që prej 13 marsit ? kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus ? e deri më 27 shtator, IKSHPK-ja njofton se janë regjistruar 15, 472 raste me koronavirus. Prej tyre, 622 pacientë kanë vdekur dhe 13,278 janë shëruar. Kurse, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1,572. Ndërkaq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) thotë se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe në spitalet rajonale, po trajtohen 182 pacientë, 100 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19. Prej tyre, katër pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë vendosur në respiratorë, tetë po trajtohen me makinën për frymëmarrje e njohur me shkurtesën CPAP. Ndërkaq, 124 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bilanci#Kosove#TopChannel
Recommended