Ora News - Kodi Zgjedhor, PS i jep mundësinë e fundit PD
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

PS ka ndalur vrullin për të shkuar në seancë plenare me një draft të njëanshëm për ndryshimet në Kod Zgjedhor.

Kjo tërheqje vjen vetëm një ditë më parë ambasadorët e SHBA dhe BE, i kërkuan PS dhe PD që të respektojnë marërveshjen e 5 qershorit dhe çdo veprim përtej këtij dokumenti të bëhet në Këshill Politik.

Socialistët, pasi kanë reflektuar, kanë vendosur që të marrin kohën e duhur për të bashkuar draft amendamentet e mazhorancës dhe 3 të pakicës parlamentare në një dokument integral të përbashkët.

Me këtë draft përfundimtar përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri do ta çojë në tryezën e Këshillit Politik të premten në orën 11:00 për ta vënë përballë draftit të opozitës jashtëparlaemntare.

Socialisti me anë të kësaj letre ka tentuar t?i japë përgjigje akuzave të PD për antikushtetutshmërinë e propozimeve të PS për koalicionet me lista unike.

Gjiknuri i shkruan Bylykbashit dhe Vasilit se çështja e koalicioneve nuk është pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa sipas tij sjellja e opozitës së bashkuar ka të bëjë vetëm me bllokimin e procesit.

Në letrën e tij drejtuar opozitës së bashkaur, thuhet se e premtja është përpjekja e fundit për t?u marrë vesh me PD, por ja bën të qartë opozitës së çështja e koalicioneve nuk negociohet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndryshimet-kushtetuese-gjiknuri-i-pergjigjet-opozites-ju-bete-gjithshka-per-ta-bllokuar-procesin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended