Ora News- Yuri Kim: Palët politike të kenë propozime reale për kodin zgjedhor, t'zbatohet 5 qershori
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Nga Himara, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e ka cilësuar një lajm të mirë nisjen e diskutimeve për kodin zgjedhor.

Pas dorëzimit të draftit me propozime dhe të PD -LSI, ku kërkohen lista të hapura 100 për qind, ajo thekson se tashmë duhet të diskutohet për të arritur në një projekt përfundimtar.

Yuri Kim: Jam shumë e kënaqur për faktin se opozita jashtëparlamentare ka marrë përgjgjësinë e saj për të qenë eangazhuar për të vazhduar për të përfaqësuar. Siç mund ta dini, disa ditë më parë, është tejet e rëndësishme që opzita të mbetet e angazhuar, dhe të gjitha partitë të sjellin propozime reale. Kam kuptuar se sot opozita ja bërë një propozim, dhe jam e kënaqur që kam dëgjuar që PS ka thënë që do ta marrë këtë propozim, dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Ky standard i transparencës dhe i përfshirjes, është saktësisht ajo që duhet të presim nga një vend anëtar i NATO-s, dhe një vend i cili kryeson OSBE. Janë standarde të larta që ju i meritoni ato.

Dhe një herë ajo bëri thirrje për mbështetjen e marrëveshjes së 5 qershorit, por duke u kujtuar palëve fjalën e dhënë.

Yuri Kim: Mendoj që SHBA ka qenë shumë e qartë, 5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent. Çdo parti që ka nënshkruar atë letër, duhet t?i qendrojë fjalës së dhënë. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nëshkruar atë letër janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/yuri-kim-palet-politike-te-kene-propozime-reale-per-kodin-zgjedhor-te-zbatohet-5-qershori/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended