Manastirliu pas takimit me mjekët: Jemi në anën e së njëjtës ‘llogore’…

  • 3 years ago
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas takimit me një përfaqësi të sindikatës së mjekëve tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen në grupe teknike dhe se urat e komunikimit janë të konsoliduara prej kohës.


?Janë të 4 pikat që do të diskutohen edhe në tryeza më teknike, pasi janë çështje që adresojnë situata të ndryshme?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria ka vullnetin për të vijuar për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe infermierëve duke shtuar se ata janë në një llogore, për një qëllim të përbashkët.

?Qeveria ka vullnet për të vijuar për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe infermierëve. Ashtu sikurse e kemi treguar mbështetjen për ta në çdo moment të punës tonë. Ne jemi së bashku. Jemi në të njëjtën anë të llogores. Do të vijojmë të punojmë për të mirën qytetarëve dhe padyshim për të adresuar të gjithë nevojat dhe kërkesat e mjekëve?, tha Manastirliu pas takimit me përfaqësues të sindikatës.

Takimi është thirrur nga zyra e bashkëqeverisjes në Kryeministri, aty ku është drejtuar dhe kërkesa e sindikatës së mjekëve. Takimi që zgjati për 90 minuta u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë, Drejtorit të QSUT dhe përfaqësia e sindikatës së mjekëve. Në takim, u diskutuan në lidhje me 4 kërkesat e mjekëve, ndër të cilat ajo më e rëndësishmja, është e ezauruar tashmë pasi Kryeministri Rama, pak ditë më parë ka shpallur rritjen e pagave të tyre me 40%. Takimet do të vijojnë në grupe teknike në MShMS.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OgertaManastirliu#Mjeket#TopChannel

Recommended