“Një 71-vjeçar del nga intubimi”/ Manastirliu mbështet mjekët e Infektivit

  • 4 years ago
Pas shtimit të pacientëve në spitalin COVID-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar sot stafin mjekësor të spitalit Infektiv në QSUT, për t?i mbështetur për punën që po bëjnë dhe për t?i inkurajuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

?Aktualisht situata epidemiologjike na referon disa momente të rëndësishme të cilat vlejnë për t?u analizuar. E para që në këto dy javë që sigurisht është edhe një efekt i hapjes dy javë më parë, ka raste simptomatike më shumë të shfaqura se dy javë më parë. Virusi ekziston, nuk është zhdukur, pavarësisht se të gjithë e duam të eliminuar. Por ne duhet që të vijojmë të bëjmë detyrën tonë, si Ministri Shëndetësie, ju si mjekë padyshim?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri apel për qytetarët për respektimin e masave të distancimit fizik, për të kufizuar përhapjen e COVID 1.

?Jemi përpara hapjes së transportit publik, që është një risk tjetër që duhet të marrim parasysh, ku vendosja e maskave është e detyrueshme, kushtet e higjienës patjetër. Por në të gjithë aktivitetet duhet të jetë ky kujdes, jo vetëm në ato të cilat do të lejohen të hapen?, tha Manastirliu.

Shefja e shërbimit infektiv, prof. Najada Çomo tha se ka një rritje të numrit të të shtruarve gjatë ditëve të fundit, por dha edhe lajmin e mirë që falë punës së stafit, një pacient ka dalë nga intubimi.

?Gjatë 3-4 ditëve të fundit kemi një shtim të numrit të rasteve, pra paraqitja e 10 pacientëve në ditë për shërbim dhe për t?u hospitalizuar është shifër që duhet marrë në konsideratë. Është për t?u vlerësuar që ky shtim i rasteve shoqërohet me raste të rënduara, ku mbizotëron Tirana. Kur ke pacientë në terapi intensive do të thotë që situata është realisht për t?u tërhequr vëmendja e popullatës, për shkak se është e vërtetë që është ulur vëmendja. Nuk janë vetëm moshat që janë me sëmundje kronike të shtruar në shërbimin infektiv, por aktualisht ka mosha të reja që janë në terapi intensive dhe kuptoni çdo të thotë të jesh në terapi intensive në një moshë shumë të re. Por desha të ndaj edhe një lajm shumë të mirë me ju sot. Për herë të parë nga ne kemi një pacient të ekstubuar, një 71-vjeçar që ka dalë nga intubimi, falë punës së madhe të gjithë shërbimit infektiv?, tha Çomo.

?Ky është një lajm shumë i mirë. Unë jam shumë e kënaqur që po bëhen hapa përpara dhe kam qenë gjithmonë besimplotë që nga dita e parë që kam shkelur në këtë spital që këtu mjekët bëjnë të pamundurën dhe e tregojnë çdo ditë profesionalizmin e tyre. Është gjithmonë një lajm i mirë kur mjekësia ja del. Ndaj edhe njëherë shumë falenderime për të gjithë sakrificën edhe profesionalizmin që keni treguar për gjatë gjithë kësaj kohe dhe e tregoni në fakt në çdo ditë të vitit?, tha Manastirliu.

Mjekët e spitalit Infektiv bënë apel për respektimin e masave të distancimit, sepse, siç u shprehën ata, virusi është në qarkullim.

?Shihni në këtu janë një ekipi i tërë mjekësh, infemierësh, sanitarësh, faramcistë, të cilët ditë dhe natë punojnë për ...

Recommended