Top News - BE-ja, Washingtoni/ Jemi informuar për axhendën e takimit

  • 3 years ago
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara rreth axhendës së takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë.


Por Stano nuk ka dashur të prononcohet rreth temave të takimit dhe pyetjes së madhe, nëse atje është kërkuar apo jo njohja e ndërsjellë. Brukseli sipas tij i sheh këto takime vetëm si ?plotësim? të përpjekjeve për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, korniza kryesore e së cilave, sipas BE-së, është dialogu i Brukselit.

?Gjithë kohën kemi thënë se është e mirëpritur çdo përpjekje e cila lehtëson normalizimin e raporteve?, ka thënë Stano, duke paralajmëruar se gjatë kësaj fundjave dhe të hënën do të ketë takime në nivele të ndryshme edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut.zëdhënësi sqaroi se pritshmëritë janë që të shfrytëzohet ky moment pozitiv për t?u afruar drejt marrëveshjes finale, e cila do të duhej t?i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura dhe do të ishte ligjërisht detyruese.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PeterStano#BE#TopChannel

Recommended