Britani, bie marrëveshja për daljen nga BE-ja

  • 5 years ago
Parlamenti britanik e rrëzoi me shumicë të qartë, marrëveshjen që qeveria britanike, nën drejtimin e kryeministres Theresa May, arriti me Bashkimin Evropian. Deputetët britanikë i thanë një ?Jo? të qartë marrëveshjes ?May?, të arritur pas më shumë se dy vitesh negociata, që nga vendimi i britanikëve në referendumin e qershorit të 2016-s për t?i thënë lamtumirë BE-së. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se ende ka kohë për bisedime mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexitin. Ndërkohë ligjvënësit britanikë votojnë sot një mocion mosbesimi. Nëse Qeveria nuk ka përkrahje edhe tani, ajo do të ketë 14 ditë për të përmbysur rezultatin ose do të përballet me zgjedhje.

Recommended