Wake Up/ IGJEUM: Jemi në një periudhë të lartë sizmike. Ja çfarë parashikohet?
  • 4 years ago
Sa e rrezikuar është Shqipëria pas tërmetit që goditi Turqinë? Sizmiologu Edmond Dushi, shprehet se ne vazhdojmë të jemi vend me aktivitet sizmik dhe se pas lëkundjet e tërmetit do të vijojnë. Por si do të vijojnë ato? "Në fakt kur themi që do të vijojnë duke u ulur flasim për ritmin e goditjet, ndërsa për sa i përket magnitudës ajo nuk parashikohet"- tha sizmilogu. Vetëm pak ditë më parë Instituti i Gjeoshkencës në Tiranë ka bërë një analizë të detajuar se sa ballë është ndjerë tërmeti i 26 nëntorit në zonat pranë epiqendrës, (Thumanë, Hamallaj, Jube, Rrushkull , Durrës ) por edhe në një pjesë të mirë të qyteteve shqiptare Tiranë, Elbasan, Lushnjë, Shkodër, Lezhë etj..Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 është ndjerë 9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, VIII-IX ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten, ndërkohë që ky tërmet renditet si më i fuqishmi në 40 vitet e fundit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended