2 orë takim me 4 mjekët në kryeministri/ Manastirliu: Do të ngrihen grupe pune për 4 kërkesat!
  • 3 years ago
TIRANË- 2 orë takim në kryeministri kanë prodhuar një dakordësi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjekëve. Të mërkurën do të ngrihen grupet e punës me përfaqësues nga Ministria dhe Sindikata për realizimin e katër kërkesave të bluzave të bardha.

Takimi nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 11:00, i cili u mbajt në Kryeministri, teksa i pranishëm ishte edhe drejtori i QSUT-së, Enkel Joti. Në përfundim të takimit, Manastirliu i vlerësoi si të drejta kërkesat e tyre dhe tha se do të punohet deri në realizimin e tyre, pasi "të dyja palët janë në të njëjtën llogore".
Recommended