Top News - 4 kërkesat e mjekëve/ Manastirliu-do ngrihen grupe pune
  • 3 years ago
Pak dite pasi kryeminsistri premtoi rritjen e pagave te mjekeve keta ta te fundit, mengjesin e kesaj te enjte paralajmeruan nje protestë, per realizimin e 4 kërkesave, që lidhen me kushtet ku punojnë . Kjo ka mjaftuar qe zyra e bashkeqeverisjes ne kryeministri te zhvilloje nje takim me perfaqesues te bluzave te bardha, ne prani edhe te Ministres te Shendetesise.
Pas takimit Manastirliu tha se kërkesat e tyre do të shqyrtohen në grupe teknike dhe se urat e komunimimit janë të konsoliduara prej kohës.

?Janë të 4 pikat që do të diskutohen edhe në tryeza më teknike, pasi janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. Qeveria ka vullnet për të vijuar për të përmbushur kërkesat e mjekëve dhe infermierëve. Ashtu sikurse e kemi treguar mbështetjen për ta në çdo moment të punës tonë. Ne jemi së bashku. Jemi në të njëjtën anë të llogores. Do të vijojmë të punojmë për të mirën qytetarëve dhe padyshim për të adresuar të gjithë nevojat dhe kërkesat e mjekëve?.

Në takim, u diskutuan në lidhje me 4 kërkesat e mjekëve. Më konkretisht ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë. Zyrtarisht behet e ditur se takimet do të vijojnë në grupe teknike në MShMS.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OgertaManastirliu#Mjeket#TopChannel
Recommended