Report Tv-Arrestimi i mjekëve në Shkodër, Manastirliu: Jam në krah të tyre, hetimet vijojnë
  • 6 years ago
Shkodër- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ndodhur në qytetin e Shkodrës për përurimin e shtëpisë së të moshuarve komentoi edhe arrestimin e mjekëve disa kohë më parë. Ndonëse disa prej tyre u lanë të lirë, Manastirliu tha se i mbështeste, ndërkohë që hetimet e prokurorisë për rastin vazhdonin.

?Jam në mbështetje të mjekëve, është një proces që po hetohet nga prokuroria. Kemi marrë masa për plotësimin dhe funksionimin e repartit të Hemodinamikës?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Më 19 shtator policia arrestoi mjekët Përparim Cela dhe Luan Dragusha, ndërsa u shpall në kërkim E.S. Gjithashtu u arrestua edhe infermieri Renato Kepi si dhe farmacistët Karmen Kaculini dhe DH.U, ndërsa në arrest shtëpie u lanë Juliana Zhuri, Amanda Matlija dhe Albana Mehmetaj.

Sipas prokurorisë, personat e më sipërm në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës. Por organi i akuzës thotë se ?ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore , mjek etj, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë.? Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasi është pranuar kërkesa e Spitalit Rajonal Shkodër janë zhvilluar procedurat e tenderimit të materialeve mjekësore dhe dokumentacioni përkatës pas shpalljes së fituesit është përcjellë në Spitalin Rajonal Shkodër me qëllim lidhjen e kontratës dhe marrjen e materialeve në dorëzim.

Shumë mjekë dhe figura politike reaguan për rastin duke thënë se drejtësia gjeti të kapë gjahun më të lehtë duke bërë show.
Recommended