Ora News - Aksidente nga shpejtësia pas shiut, 4 të plagosur rëndë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Katër persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e dy aksidenteve në Tiranë e Fushë Krujë. Dyshimet janë se shkak u bë shkelja e rregullave të qarkullimit në kushtet e lagështirës në rrugë.

Dy makina u përplasën paraditen e së martës në rrugën Tiranë-Rinas, pranë kryqëzimit të Laknasit!

Goditja ka qenë e fortë e për pasojë mjetet dolën jashtë rruge.

Policia e Tiranës njoftoi se dy persona mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit, por burime nga vendngjarja thanë se të lënduar mbetën edhe dy efektivë policie. Këta të fundit ishin jashtë shërbimit.

?Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën? njoftoi policia.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/aksident-ne-aksin-rinas-tirane-2-efektive-policie-mes-kater-te-plagosurve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended