Top News - Mbrojtja nga covidi/ A mund të ndihmojnë syzet...

  • 3 years ago
Njerëzit që mbajnë syze mund të rrezikohen më pak për tu infektuar me koronavirusin se ata që nuk mbajnë, sugjeron një studim nga kina. Kërkuesit analizuan informacionet nga 276 pacientë në një spital në provincën hubei në kinë dhe zbuluan se vetëm 6 për qind e atyre që thonin se i mbanin syzet për më shumë se 8 orë në ditë, të gjithë me miopi apo mangësi në shikimin nga afër. Studimi i ri, i publikuar në revistën JAMA Optalmologji, është provokativ dhe ngre mundësinë që përdorimi i mbrojtjes për sytë nga publiku i gjerë, mund të ofrojë një shkallë mbrojtjeje nga covid 19 ? thotë lisa maragakis, nga universiteti johns hopkins, që nuk është i përfshirë në studim. Sidoqoftë ajo thotë se kaq nuk mjafton për ti rekomanduar njerëzve të mbajnë syze apo mburoja të fytyrës në publik përvec maskës mbrojtëse për të evituar covid 19. Studimi i ri ka disa pika jo të qëndryeshme. Ai është relativisht një studim i vogël dhe përfshin pacientë në një spital të vetëm. Dhe më e rëndësishmja, studimi gjen vetëm një lidhje dhe nuk mund të provojë marrëdhënien shkak-pasojë mes mbajtjes së syzeve dhe të qënit i mbrojtur nga covid 19. Ekspertët thonë se sytë mund të jenë një rrugë e rëndësishme e hyrjes së koronavirusit në organizëm, përvec hundës dhe gojës.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JAMA#Optalmologj#TopChannel

Recommended