Të gjithë të kompromentuar, Rakipi: Shqipëria s’mund të ndahet nga kanabisi pa projekte të BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht se qeveria Rama II i ka shpallur luftë të hapur kanabisit, për Ylli Rakipin Shqipëria nuk mund të ndahet nga kanabisi pa ndihmën e BE.

Në një intervistë për Ora News, drejtuesi i emisionit të ?Pa Ekspozuarit? thotë se vendit i duhen projekte, punësim pasi të gjithë duan të ikin.

Këtë, thotë ai, duhet ta bëjë të qartë edhe Basha në Bruksel.

Rakipi thotë se për kanabisin e gjithë politika është e kompromentuar, madje edhe vetë Ambasadorët që sipas tij nuk e ngritën zërin asnjëherë për këtë çështje.

Rakipi: Basha duhet të shkojë atje dhe tu thotë perëndimorëve që ata nuk kanë ndërhyrë të parët për kanabisin, Vlahutin dhe Amabsadori i SHBA janë të parët që nuk kanë ndërhyrë për ti thënë që kjo rrugë nuk mund të vazhdojë kështu, qytetarët nuk mund të jetojnë në këtë mënyrë. Basha duhet të bëjë dhe vetë një autokritikë se është treguar shumë i tërhequr kohë më parë për të diskretituar dhe goditur, ka qenë Berisha me ato avionët që ne i merrnim si qesharakë. Mushkonja thoshin këta. Opozita e ka bërë punën e vet por me shumë vonesë. E gjithë politika është e kompromentuar me këtë rast, më pak Basha. Ai duhet tu thotë perëndimorëve pse ju nuk e keni ngritur zërin për këtë punë dhe tu thotë të ndihmojnë Shqipërinë tani. Do projekte Shqipëria që të ikë nga kanabisi, do punësim, këtu duan të ikin të gjithë. Fut një lajm në një portal që kërkohen njerëz për punë në Gjermani shpërthen rrjeti.

Rakipi deklaron se u gjet rruga më e thjeshtë për goditjen e fenomenit por sipas tij kjo nuk do të kalojë pa pasoja në ekonomi. Qeveria, thotë ai, ndodhet para sfidave të mëdha në këtë mandat.

Rakipi: Ka një përpjekje të qeverisë për tu ndarë me këtë pjesë por unë besoj që do të jetë një ndarje shumë e dhimbshme sepse në Shqipëri nuk kishim të bëjmë me raste të veçuara siç ndodh në gjithë botën. Në Shqipëri është një rast i veçantë.U mboll pjkesa dërmuese, u kthye si një bimë e zakonshme, si një perime, ku të gjithë fshatarët e kultivonin atë, u ndërtuan struktura, infrastruktura e plotë. Njerëzit filluan të jetonin. Më ka ndodhur tek emisioni im që të marr njerëz që e kultivonin, fshatarët që merrnin 30 mijë lekë ditën për herë të parë në jetën e vet, të tjerë merrnin fitime edhe më të mëdha. Kemi mbërritur në një pikë shumë të veçantë edhe nga vendet me traditë në kultivimin e drogës si Kolumbia, është kultivuar në mënyrë aq masive sa stopimi i kësaj vepre do të thotë që Shqipëria të ngrejë duart në një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së saj. Realisht kjo drogë ka zgjidhur problemin e shqiptarëve në katër vitet që shkuan.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/te-gjithe-te-kompromentuar-rakipi-shqiperia-smund-te-ndahet-nga-kanabisi-pa-projekte-te-be

Recommended