Kinezë dhe japonezë, aktivistët aziatikë ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shijak dhe Bubq
  • 4 years ago
Paraditen e sotme një grup aktivistësh nga Japonia, Tajlanda, Kina dhe vende të tjera të Azisë kanë qenë në Shijak për të dhënë kontributin e tyre financiar dhe ekspertizë teknike për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Duke qenë se aktivistët janë nga vende që përballen me tërmete të fuqishme ata shprehën gatishmërinë për të dhënë për të dhënë asistencën e tyre për menaxhimin e një situate nga tërmeti. Grupi i aktivisteve vizituan dhe bashkinë e Durrësit dhe pritet që vizitën e tyre ta mbyllin në Qendrën e Vullnetarëve për të prekurit nga tërmeti ne Bubq.
Recommended