Sot një vit nga tërmeti/ Më 21 shtator 2019 lëkundjet plagosën mbi 100 persona

  • 3 years ago
Kjo e hënë shënon 1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit. Atë pasdite hyrja për në Urgjencën e Spitalit të Traumës ishte plot me ambulanca dhe makina të cilat sillni persona të plagosur që ishin hedhur nga ballkonet për t?i shpëtuar tërmetit.


Rreth 150 persona të plagosur u sollën te ky spital dhe ai i Durrësit, por që peshën me të madhe e mbajti Trauma për trajtimin e të plagosurve, por që fatmirësisht pa viktima.

Tërmeti i pasditës së 21 shtatorit, u regjistrua me një magnitudë 5.8, dhe sipas bilancit zyrtar u dëmtuan mbi 1500 shtëpi, pallate dhe shkolla, kryesisht në zonën e Tiranës edhe Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tij. Paniku do të ishte i madh tek njerëzit. Me mijëra qytetarë, dolën nga banesat e tyre. Një pjesë vendosën të largoheshin nga qytetet e prekura nga tërmeti, ndërsa një pjesë tjetër vendosën ta kalonin natën jashtë.

Në Durrës, Ministria e Mbrojtjes vendosi çadra tek stadium i qytetit, me qëllim që një pjesë e qytetarëve të kalonin natën brenda tyre.

Por një ditë më pas, situata do të tensionohej me tej pas publikimit të një lajmi të rremë nga portal Syri.net, ku thuhej se pas orë 23 të mbrëmjes do të kishte një tërmet tjetër edhe më të fuqishëm. Paniku tek qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit ishte i madh, çka i detyroi ata të dilnin nga shtëpitë e tyre, ose të largoheshin nga qyteti. Pas këtij lajmi, një pjesë e portaleve u vendosën nën hetim për përhapje paniku.

Tërmeti i 21 shtatorit ishte më i madhi i 30 viteve të fundit deri në atë moment, ndërsa më e keqja do të vinte në 26 nëntor, nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.4, e ku humbën jetën 51 qytetarë që mbetën të bllokuar nën rrënojat e banesave dhe pallateve të shembura.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Durres#TopChannel

Recommended