Durrësi “i plagosur” nga tërmeti/ Lëkundjet e tokës lanë të pastrehë shumë persona
  • 4 years ago
Një muaj më parë, do të ishte një tërmet me magnitudë 6.4 i cili do të shkaktonte një plagë të thellë në qytetin e Durrësit.


Unë këtu ndodhem në zonën e plazhin një nga më të goditurat e atij tërmeti që vetëm në këtë qytet shkaktoi 23 viktima. Kjo zonë tashmë ka dhjetëra objekte të dëmtuara, e disa prej tyre i shembi tërmeti. Një pjesë tjetër u shembën nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin.

Aty ku një muaj më parë gjendeshin Hotel Mira Mare, Vila Verde, Lubjana, tashmë të vetmet gjurmë që sheh, janë truallet e mbetur bosh pas heqjes së rrënojave.

Një tjetër zonë e prekur është edhe lagja 18 në Durrës. Të gjithëve na kujtohet pallati gjashtë katësh pranë kryqit të kuq, nga rrënojat e të cilit fatkeqësisht u nxorën shtatë viktima. Tashmë, këtu kanë ngelur vetëm kujtimet e familjarëve dhe të afërmve? kujtimet për jetët e humbura.

Një muaj më pas, si pasojë e dëmtimeve në banesat e tyre, janë të strehuar në hotele, 3777 qytetarë të Durrësit, e po ashtu për të gjithë qarkun, Këshilli Bashkiak ka miratuar dy lista me 1310 persona të cilët përfitojnë nga bonusi i qerasë.

Në anën tjetër, qyteti i Durrësit, po përpiqet të marrë veten përsëri e të mbyllë plagët që la pas tërmeti i 26 nëntorit, por qytetarët ende janë me një ndjenjë frike. Festat për ta këtë fundvit, nuk janë të njëjta me ato të viteve të kaluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Durres#TopChannel
Recommended