Wake Up/ Studimi: COVID-19 ka pësuar mbi 198 mutacione, më i infektueshëm por më pak fatal

  • 3 years ago
Shkencëtarët, profesionistët e shëndetit gjithnjë e më shumë po zbulojnë fakte të reja se si po sillet COVID-19 në popullata, apo në shtete të ndryshme të botës. U tha se virusi do të sillej më "butë" gjatë verës duke u ndikuar nga temperaturat e larta, por kjo nuk ndodhi me numrin e infektimeve të cilat u rritën dhe vazhdojnë të jenë të larta në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë. Që nga shfaqja e pandemisë e deri më sot, studiuesit janë shprehur se COVID-19 ka pësuar shumë mutacione. Pak kohë më parë një grup shkencëtarësh amerikanë dhe britanikë, përkatësisht në New Mexico dhe nga University College of London arritën në konkluzionin se SarsCOV2 që nga shfaqja e tij ka pësuar mbi 198 mutacione. Studimi është publikuar në revistën shkencore Biorxiv dhe thuhet se një nga variantet e mutacioneve po bëhet gjithnjë e më dominant dhe po përhapet më shumë. Sipas tyre, përhapja masive e këtij varianti mund të shtojë sërish ritmet e infektimeve, që mund të jenë më të larta se deri më tani. Po në vendin tonë duke u nisur nga analizimi i mostrave por edhe gjendja klinike që shfaqin pacientët, a ka ndryshuar sjelljen virusi që nga shfaqja e rasteve të para, pra a kemi edhe në Shqipëri disa mutacione të COVID-19? Prof.dr Andi Koraqi, Shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, tha se virusi në vendin tonë, nuk është bërë më virulent dhe nuk është bërë më agresiv. "Mutacionet ndodhin edhe në qelizat tona por është e pamundur të vihen re se çfarë mutacioni shkaktohet në qelizat tona. Në fakt koronaviruset nuk shquhen për mutacionet të shpeshta. Virusi në vetvete nuk ka ndryshuar në strukturën e tij. Pra virusi nuk është bërë më virulent, nuk është bërë më agresiv dhe nuk është bërë më fatal"- tha Prof. Dr. Koraqi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel