Wake Up/ Dr.Alma Robo, ISHP: Virusi nuk ka pësuar mutacion, sillet njësoj si në fillim dhe tani

  • 4 years ago
Testimi i popullatës për të identifikuar personat e infektuar me COVID-19 është një hallkat më të rëndësishme dhe njëkohësisht më të diskutuara që nga fillimi i pandemisë. Ndaj nuk kanë munguar as debatet për numrin e testimeve që kryhen, kush dhe si duhet të kryhet testimi, a janë të mjaftueshme testet që kryhen për të pasur një panoramë të qartë të situatës së COVID-19 në vendin tone etj, etj. Dje Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, deklaroi se më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Ajo deklaroi gjithashtu se pranë ISHP-së pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi
Me shefen e sektorit të virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, doktoreshë Alma Robo do të diskutojmë pikërisht për strategjinë e testimit. A ka ndryshuar?, A kemi hyrë në një fazë të re testimi ç'ka do të thotë se po shkojmë drejt asaj që deri tani është diskutuar e debatuar: testimit në masë të popullatës? Dr.Alma Robo, ISHP Shefe e Sektorit të Virologjisë në ISHP tha se kapaciteti për të kryer testime ditore në laboratorin e ISHP-së deri tani është 500 teste në 24 orë por me instalimin e aparaturave të reja mundësitë janë për më shumë. "Ndërkohë 90 mijë testet që ne kemi në dispozicion do të përdoren për të gjitha kategoritë e popullsisë sipas nevojës duke përfshirë, pacientët që shfaqin shenja klinike, personat që dyshohen nga hulumtimet epidemiologjike, pra për çdo lloj kategorie që mendohet se janë në risk."- tha Dr Alma Robo. Ajo theksoi se virusi do të vazhdojë të qarkullojë derisa të përmbushet imuniteti i popullatës. E pyetur nëse virusi gjatë rrugës ka pësuar mutacion pra a ka ndryshuar sjellje ajo u shpreh se: "Për mua si virologe është i njëjtë nuk pa pësuar ndryshime që nga fillimi e deri tani. Ky virus prek të gjitha moshat duke përfshirë dhe fëmijët dhe është sidomos i rrezikshëm për moshat e treta dhe personat me imunitet të kompromentuar. Dihet se që në fillim të pandemisë shumë e kaluan pa shenja klinike, kështu dhe po vazhdon, por e theksoj që është i rrezikshëm për personat e tretë dhe ata me imunitet të kompromentuar"- tha Robo.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended