Studimi, varësia ndaj telefonave/ Ndikon mbi trurin si droga

  • 4 years ago
Ngjitja pas telefonave celularë, është shumë më e pranueshme në aspektin social sesa përdorimi i lëndëve narkotike.

Por nga sa tregon një studim i fundit, varësia ndaj këtyre pajisjeve inteligjente dhe drogave mund të ketë të njëjtat efekte të dëmshme mbi trurin tonë. Studimi u realizua nga disa universitete dhe qendra kërkimore në Evropë. Shkencëtarët përdorën makineri të rezonancës magnetike, MRI dhe zbuluan se personat e klasifikuar me varësi nga smartphone, pësojnë ndryshime në strukturën e trurit, të ngjashme me ato që mjekët shohin tek të varurit nga droga.

Testi u krye në 48 vetë, 22 prej të cilëve u kategorizuan se kishin varësi nga telefonat intelegjentë. Sipas studiuesve nga Universiteti Heidelberg, ?duke pasur parasysh përdorimin e tyre të gjerë dhe popullaritetin në rritje, studimi i tanishëm e vë në dyshim bindjen e përgjithshme se telefonat inteligjentë nuk dëmtojnë?.

Varësia e telefonave inteligjentë nuk është e re dhe as e padëgjuar, por zbulimi I fundit është mjaft më konkret dhe vërtet shqetësues. Për këtë qëllim, kompani të tilla si Apple dhe Google kanë prezantuar karakteristika në telefonat e tyre dhe sistemet operative që synojnë të ndihmojnë në zvogëlimin e kohës që përdoruesit shpenzojnë me to.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Recommended