Studimi: 6.4 % e popullates imune ndaj Covid |Lajme-News

  • 4 years ago
Njësia 7 me 70 mijë banorë të cilët ndiqen nga mjekët e familjes të qendrës shëndetësore Nr.9 kanë rezultuar me një pozitivitet prej 17 % për antitrupat për SARS Cov-2, apo e thënë ndryshe kanë krijuar imunitet ndaj virusit.
?Në popullatën e Tiranës, në një numër prej 202 mijë banorësh u mor një kampion i rastësishëm individësh që nuk kishin kaluar sëmundje në 3 muajt e fundit dhe rezulton 6.4 %?, thotë mjeku Genc Sulçebe.
Aktualisht në zonën e 21 Dhjetorit rezultojnë 30 të prekur me covid që po ndiqen nga mjekët e familjes. Po sërish Shqipëria mbetet larg imunizimit të popullatës.
?Në qoftë se e krahasojmë me vendet e Europës sërish është shumë i ulët, pasi në qendrat e mëdha urbane në Europë kemi një pozitivitet prej 10 %. Duke pasur që kemi një përqindje të ulët të pozitivitetit, nuk mund të mendojmë që mund të arrihet imuniteti kolektiv 60 % e popullatës?.
Specialistët rekomandojnë frenimin e përhapjes së infeksionit përmes rritjes së numrit të testimeve.
?Duhet ndaluar progresioni i infeksionit dhe rritja e numrit të testimeve që ndikon në kapjen e një numri të lartë individësh që janë të infektuar dhe që të izolohen. Sigurisht edhe mbajtja e maskës?.
Në vend po regjistrohen çdo ditë shifra rekord të infektuarish me Covid-19.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended