Izraelitet, hap te rendesishem per kuren ndaj Covid-19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Shkencëtarët izraelitë thonë se kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një kure kundër koronavirusit. Ekspertë të Institutit Kërkimor izraelit për Biologjinë thonë se kanë arritur të zhvillojnë në laborator një antitrup që neutralizon Covid-19 brenda trupit të bartësve të virusit.

Lajmi u bë publik nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, prej nga financohet ky institut. Sipas ekspertëve, e veçanta e zbulimit të tyre është se ata kanë klonuar një qelizë të vetme imunitare nga një bartës i caktuar dhe e kanë përshtatur për të neutralizuar Covid-19. Deri më tani, shkencëtarët kishin arritur të bënin klonimin duke përdorur dy ose më shumë qeliza imunitare, çka kërkonte më shumë kohë për kryerjen e këtij procesi.

Autoritetet izraelite thonë se zbulimi i tyre është një hap i madh drejt krijimit të vaksinës. Laboratorët izraelitë kanë qenë ndër më rezultativët në botë në krijimin e mekanizmave të identifikimit të Covid-19. Prej tyre është zhvilluar edhe testi i antitrupave që përcakton personat që kanë qenë bartës pa simptoma të virusit.

Tv Klan

Recommended