Wake Up/ Varësia nga blerjet online, të trajtohet si sëmundje e shëndetit mendor
  • 4 years ago
Rritja e numrit të njerëzve që blejnë online dhe që janë të varur pas këtij fenomeni, i ka detyruar psikoterapistët në botë që ta shohin këtë varësi si sëmundje të shëndetit mendor. Kjo është njohur për dekada, por ekspertët thonë se po merr një kuptim të ri në epokën e internetit dhe tani prek 1 në 20 persona. Dr Astrid Müller, një psikoterapiste në Shkollën Mjekësore Hannover në Gjermani së bashku me kolegët e saj studiuan në mënyrë specifike një grup prej 122 pacientësh që vuanin nga çrregullimi i blerjeve online. Nisur nga këto të dhëna, studiuesit kanë kërkuar që kjo varësi të trajtohen si një sëmundje e shëndetit mendor sepse ata tani janë në gjëndje të përcaktojnë simptoma dhe karakteristika të dallueshme tek një pacient që vuan nga varësia e blerjeve online. Edhe në Shqipëri ky fenomen është prezent. Sipas të dhënave më të fundit të INSAT, në bazë të anketimit mbi ?Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje dhe nga Individët (TIK)? blerjet ?online? janë kryer nga 10,1 % e popullsisë së grupmoshës 16 ? 74 vjeç në 12 muajt e fundit. Ndër blerjet ?online?, produktet që zënë peshën më të madhe janë pajisjet sportive, veshje 82,6 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2018 me 4 pikë përqindje. Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit,sipas gjinisë dhe grupmoshave, në vitin 2019 gratë kanë kryer më shumë blerje për veshje në krahasim me burrat (56,9 % për gratë dhe 43,1 % për burra), ndërsa burrat treguan një preferencë më të madhe për: kompjuter, programe kompjuterike, pajisje kompjuteri, pajisje elektronike (63,3 % përkundrejt 36,7 % për gratë).

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel
Recommended