Ora News - Apeli për ndihmë, aktivistja Çaushaj: Vëllai me probleme të shëndetit mendor do trajtim
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë risolli në vëmendje pak ditë më parë strategjinë për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor në komunitet dhe jo spital. Por kjo strategji sjell shumë vështirësi për familjarët e këtyre personave, të cilët e kanë thuajse të pamundur ti mbajnë ata nën kontroll. Rezearta Çaushaj ndan me Ora News historinë e vëllait të saj.

"Ne kemi nevojë për ndihmë, nuk kemi nevojë të na përcjellin".

Ky është apeli i Rezearta Çaushajt, vëllai i së cilës vuan prej 28 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.

Pas një aksidenti në moshë të re, vëllai aktualisht 44 vjeç, u diagnostikua me skizofreni.

Për një kohë të gjatë ai është i detyruar të marr trajtim në shtëpi pasi Spitali Psikiatrik në Vlorë ia ka mbyllur derën dhe nuk i ka ofruar mjekim në kohën e duhur.

Rezearta Çaushaj: Mund të kemi shkuar atje pothuajse muaj për muaj, çdo dy muaj me kërkesën: Na ndihmoni për një periudhë të caktuar që të shtrohet vëllai.Edhe kur ata e kanë pranuar vitin e kaluar, na thanë që do ta mbanin rreth një muaj.Pas një jave na e dërguan në shtëpi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apeli-ndihme-aktivistja-caushaj-vellai-me-probleme-te-shendetit-mendor-do-trajtim
Recommended