Përbërësit: 3 vezë 175 g sheqer 175 g gjalpë 175 g miell 500 g kumbulla 50 g çokollatë 50 g lajthi 1 fryrës keku me vanilje Pak kripë
Pastrojmë kumbullat dhe i ndajmë në copa. Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, miellin, fryrësin me vanilje dhe i përziejmë mirë. Shtojmë çokollatën, lajthitë dhe kumbullat. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë.