Përbërësit: 500 g dardhë 1 Limon 2 vezë 100 g sheqer 40 g vaj 190 g miell 10 g fryrës Gjalpë
Presim dardhat dhe i pastrojmë nga lëkurat dhe farat, i vendosim në lëng limoni. Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë vajin , miellin dhe fryrësin. Përziejmë mirë derisa të bëhet brumë dhe shtojmë dardhat e prera në kubikë. Lyejmë tavën me gjalpë, shtojmë brumin dhe një pjesë të dardhave që kemi lënë për dekor. E pjekim në furrë të para ngrohur për 40 minuta me 180 gradë. E shërbejmë me lëkurë limoni të grirë dhe sheqer pluhur.