Marinojmë pulën me kripë, piper, vaj ulliri, rozmarinë dhe hudhër. Presim perimet në copa dhe i marinojmë me kripë dhe piper. Lyejmë tavën me vaj ulliri, vendosim perimet. Lyejmë filetën me miell, vezë dhe galetë. E vendosim në tavë në mes të perimeve dhe i pjekim në furrë të para ngrohur me 200 gradë për 30 minuta. E presim në feta dhe e shoqërojmë me perimet e pjekura.