Përbërësit: 2 vezë 150 g sheqer 200 g gjalpë 200 ml qumësht 300 g miell 1 pako fryrës me vanilje 4 mollë
Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin dhe qumështin, i përziejmë mirë. Shtojmë miellin 00 dhe fryrësin me vanilje, formojmë brumin e kekut. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë , vendosim sipër fetat e mollës , i lyejmë me pak gjalpë dhe sheqer. Kekun e pjekim në furrë të para ngrohur për 40 minuta me 180 gradë.