Receta në 2 minuta - Kërmij bourguigno
  • 3 years ago
Përbërësit:
1 kg kërmij
1 karotë
1 qepë
1 tufë majdanoz

Mbushja:
1 hudhër
1 qepë
200 g gjalpë
Majdanoz
Kripë
Piper

Presim qepën, karotën dhe majdanozin në copa.
Për mbushjen me gjalpin e aromatizuar presim imët hudhrën, qepën dhe majdanozin. I bashkojmë me gjalpin dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Vendosim kërmijtë të ziejnë në ujë të nxehtë me qepën, karotën dhe majdanozin për disa minuta. I kullojmë dhe me ndihmën e një kunje druri i nxjerrim nga guaska. Heqim me thikë pjesën e stomakut. Mbushim guaskën me pak gjalpë, shtojmë mishin e kërmillit dhe vendosim përsëri gjalpë. I vendosim në tasat enkas per to dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 10 minuta.

#tring #tringbuzeqesh #shohTring #receta #2minuta
Web: http://www.tring.al/
Youtube: https://www.youtube.com/user/TringDig...
Facebook: https://www.facebook.com/TringDigital/
Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/www.instagram.com/tring_albania/igital/ Instagram: https://www.instagram.com/tring_albania/