Përbërësit: 250 ml qumësht 2 vezë 125 g miell 1 lugë vaj vegjetal 1 lugë gjalpë i butë Arra Krem gështenje
Rrahim vezët me qumështin, shtojmë vajin dhe miellin. Formojmë brumin e krepave, dhe i pjekim në tigan të lyer me gjalpë. I shtrojmë në pjatë, i lyejmë me krem gështenje dhe arra të copëtuara.