Pitet: 300 g miell 150 ml ujë 20 ml vaj Kripë Fryrës
Formojmë brumin me miell, fryrës, kripë dhe vaj ulliri. I hapim petë të holla me trashësi 2-3 mm dhe i lëmë mënjanë. Presim imët qepën, specat dhe pulën. I skuqim në tigan të nxehur për disa minuta, e rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Pjekim pitet në tigan nga njëra anë, i mbushim te gjysma e tyre , shtojmë djathë dhe e palosim . E pjekim mirë nga të dyja anët dhe e shërbejmë të ngrohtë.