Pregatisim më pare shërbetin duke zier ujin me sheqerin për disa minuta. Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin dhe kosin, i përziejmë mirë. Shtojmë miellin 00 dhe miellin e misrit, fryrësin me vanilje dhe formojmë brumin e kekut. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. Pasi të dali nga furra i hedhin shërbetin.