Përbërësit 3 vezë 150 g sheqer 200 g gjalpë 250 ml qumësht 100 g kokos 300 g miell 1 fryrës keku me vanilje 400 g luleshtrydhe
Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, qumështin dhe e rrahim përsëri. Shtojmë kokosin dhe miellin, fryrësin me vanilje dhe i përziejmë mirë. Pastrojmë luleshtrydhet dhe I ndajmë në copa. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë, vendosim luleshtrydhet sipër dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e lyejmë sipër me me sheqer pluhur dhe luleshtrydhe të freskëta.