Përbërësit: 2 vezë 100 g gjalpë 250 g karota 50 g lajthi 1 portokall 200 g miell misri 1 fryrës keku 1 lugë kanellë
Kremi lart
200 g krem djathi 50 g sheqer ½ limon 1 vanilje
Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, lëngun dhe lëkurën e portokallit, kanellën pluhur dhe e rrahim përsëri. Shtojmë miellin dhe fryrësin, pjekim lajthitë dhe i grimë në blender, gjithashtu grijmë edhe karotat dhe i shtojmë të dyja te brumi, i përziejmë mirë. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e lyejmë sipër me kremin e djathit pasi e kemi përzier në tas me sheqerin, lëngun e limonit dhe vaniljen. Sipër i vendosim disa karota të vogla të cilave i kemi dhënë formë.