Wake Up/ Artur Bibe nga Athina: Zoti Rama, "viktimë" e përkthimeve të këqija në Greqi

  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi. Në axhendën e tij natyrisht që janë përfshirë takime me homologun e tij, Mitsotakis, ministrin e punëve të jashtme por edhe me liderë evropianë dhe ballanik. Në fokus të takimit do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe çështja e detit, një temë që ka shkaktuar diskutime të shumta gjatë javëve të fundit. Pak kohë më parë, Kryeministri Mitsotakis deklaroi në Parlament se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Detin Jon, dhe për këtë do të nisë bisedimet me palën shqiptare. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka përsëritur disa herë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë dhe se bisedimet për këtë çështje mbetën pezull që në kohën e Qeverisë Tsipras kur dhe u ndërrua pushteti. Ndër të tjera, Rama ka thënë se zgjerimi me 12 milje në det është një e drejtë ndërkombëtare e çdo shteti dhe aplikohet aty e lejon hapësira fizike. Për këtë arsye, dy Kryeministrat do të diskutojnë për këtë çështje që është bërë temë diskutimi në të dy anët e kufirit, por ndoshta kjo nuk është e vetmja sepse kryeministri Rama viziton shtetin helen në cilësinë e kreut të OSBE, ku pritet që të ketë diskutime edhe në një konferencë që do të mbahet në lidhje me çështjen e emigrantëve, pandeminë por edhe situatën ekonomike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended