Wake Up/ Gazetari Bibe: Ju rrëfej për komshien time, presidenten e parë grua në Greqi

  • 4 years ago
Greqia ka bërë sot një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou. Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj. 63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës. Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL). Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos. Gazetari i TCH Artur Bibe tregoi sesi është njohur me presidenten e parë grua në Greqi. "Ajo është komshija ime në Athinë dhe kafen e mëngjesit e pimë në të njëjtin lokal në lagje dhe siç ndodh në kafet e lagjes të gjithë njohin të gjithë. Ajo është një grua e thjeshtë dhe bën një jetë të thjeshtë"- tregoi ndër të tjera, disa detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended