Wake Up/ Për herë të parë pas tre dekadash në Greqi, votuan mbi 230 mijë emigrantë
  • 5 years ago
Ditën e djeshme në Greqi janë mbajtur zgjedhjet për pushtetin lokal dhe ato Europarlamentare. Kanë qenë plot 69.821 kandidatë në listat zgjedhore, për të cilat populli grek ka votuar, por ndërkohë votën e tyre e kanë hedhur në kutitë e votimit përgjatë gjithë ditës së djeshme emigrantët shqiptarë, tashmë shtetas grekë. Por ajo që ka qenë e veçanta e këtyre zgjedhjeve, ka qenë se për herë të parë janë renditur në një sfidë të paprecedentë me dhjetëra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Greqi. Artur Bibe, gazetar i Top Channel raportoi për "Wake Up" në një lidhje direkte rreth procesit të zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre. Ai tha se këto zgjedhje kanë rëndësi për emigrantët shqiptarë pasi kandidatët që priten të shpallen fitues zyrtarisht kanë premtuar politika sociale lehtësuese në favor të emigrantëve që jetojnë prej vitesh në shtetin helen.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended