Top News - Greqi –Turqi/ Eksperti: Athina të lëshojë pe

  • 4 years ago
Në grindjen aktuale për rezervat e gazit në Mesdheun lindor, Greqia është parimisht në të drejtë. E megjithatë Athina duhet të lëvizë nga pozicioni i saj, mendon Jannis Papadimitriou. Analisti i DË kujton se sikur të mos mjaftonte konflikti për shelfin kontinental në Egje, tani dy anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Greqia grinden për zonat detare në Mesdheun lindor, të cilat të dyja i shohin si zona ekonomike ekskluzivisht të tyre, dhe prej kësaj duhen të nxjerrin përfitime ekonomike. Grindja u ndez pas misionit kërkimor për gaz të një anijeje turke, që kërkon për rezerva gazi në rajon, dhe që i ka gjetur ato. Natyrisht për Turqinë nën Erdoganin as nuk shtrohet për diskutim, që zonat shumë premtuese ajo do t'i shfrytëzojë e vetme, thotë Papadimitriou. Si orientim për rast të tilla duhet të shërbejë Marrëveshja për të Drejtën Detare e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982, të cilën Turqia nuk e ka nënshkruar. Ankaraja nënshkroi ndërkohë një marrëveshje bilaterale detare me Libinë dhe prej kësaj nxjerr pretendimin, të kërkojë për gaz para brigjeve të Qipros dhe Kretës. Për gazetarin, në rastin ideal Gjykata Ndërkombëtare në Hagë mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjes mes Turqisë dhe Greqisë, nëse të dyja vendet e njohin juridiksionin e saj dhe tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimit. Në fund të viteve 90-të, kjo gati do të kishte përfunduar. Por në vitin 2004, qeveria e atëhershme e konservatorëve ndërroi kurs, ndoshta edhe nga frika, se gjykatësit në Hagë nuk do t'i përgjigjeshin plotësisht kërkesave të tyre. Vetëm ky shembull tregon: Edhe Greqia duhet të heqë dorë nga njëri apo tjetri ideal, ndoshta edhe nga ideja, se Egjeu i gjithi është si një zonë detare e mbyllur, dhe ekskluzivisht greke, thekson Papadimitriou.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Turkey#TopChannel

Recommended