Bild: Merkel ndaloi luftën/ Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis bisedon me Putin për krizën

  • 4 years ago
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar pasditen e se mërkurës një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.


Dy liderët kanë folur për vendimin e presidentit turk Erdogan qe ka ndryshuar statusin e Shen Sofisë duke e kthyer atë nga muze ne xhami, për situatën ne Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Vlen te përmendet se Mitsotakis dhe Putin kanë komunikuar për herë te parë fundit një vit me parë pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare te 2019. Një vend te gjerë ne bisedë ka marrë çështja e Shën Sofisë që siç kanë theksuar është një sfidë për të gjithë botën ortodokse, ndërsa te premten pritet qe presidenti turk te organizojë aty ceremoninë e parë fetare si xhami.

Ne te njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe biseda e ministrit te Jashtëm, Nikos Dhendias me homologun e tij rus Sergei Lavrov, kontakte diplomatike këto qe zhvillohen ne një moment dramatik për Turqinë dhe Greqinë.

Siç thekson sot ne artikullin e saj kryesor e përditshmja gjermane ?Bild? dy vendet mbërritën orët e fundit ne prag te një lufte dhe ishte kancelarja gjermane Merkel qe e ndaloi atë, duke telefonuar si tek kryeministri Mitsotakis, ashtu edhe tek presidenti Erdogan.

?Bild? duke ju referuar burimeve nga ministria greke e Mbrojtjes pohon se pasi Athina mesoi se drejt ishullit grek Kastelorizo qe ndodhet vetëm 3 km larg nga brigjet turke ishin drejtuar 18 anije te flotës ushatarke te Turqisë, edhe pala greke nxori thuajse gjithë floten e saj detare ne Mesdhe.

Sipas gazetës ka qenë përpjekja e shkëlqyer diplomatike e kancelares gjermane qe ndaloi thuajse ne momentin e fundit nje përpjekje te armatosur nga te dy aleatët e NATOs qe pretendojnë zonën ekskluzive ekonomike detare ne jug te ishullit grek, e pasur me rezerva te hidrokarbureve.

Madje ?Bild? e krahason situatën e se martës ne mbrëmje mes dy vendeve fqinje te ngjashme me krizën e Gjirit te Derrave ne Kube 60 vjet me parë, cilësuar si një prej krizave më të frikshme në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi ngjalli frikën e një lufte bërthamore, por megjithatë përfundoi në mënyrë paqësore .

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram H...

Recommended