'Do të vij me Zahon'! Rama sërish në familjen Greku, vogëlushja: Te Zoti do të shkojmë

  • 4 years ago
TIRANE-Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte sërish në shtëpinë e re të familjes Greku me origjinë nga Thumana që është akomoduar te banesat sociale në Shkozë pas tragjedisë ku humbi tre anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Në shtëpinë e re të familjes Greku, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit" shkruan Rama.

Surpriza e bukur ishte sërish takimi me mbesën e dy gjyshërve që ndërruan jetë nën rrënoja. Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga  shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë.

Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.

Recommended