Pagezimet ne kishen katolike "Zemra e Krishtit" ne Tirane - (8 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kjo ditë për besimtarët katolik, ishte dita e meshës së zakonshme që zhvillon kisha e tyre çdo të diel. Jemi në kishën katolike Zemra e Krishtit. Besimtarët katolik kanë hyrë për të zhvilluar ritualin e njohur të lutjes apo të faljes, për t?u takuar me miqtë e vjetër apo dhe për t?u njohur me miq të rinj besimtarë, që në këtë kishë shtohen përditë.

Por kjo ditë merr një kuptim tepër special për familjen Mëhilli dhe Tina Çehaja. Ata sot pagëzojnë dy fëmijët e tyre, Oliverin 3 javësh dhe Monikën 3 vjeçare. Për këtë pagëzim, ata kanë zgjedhur këtë kishë të vogël, në lagjen nr.3 të Tiranës. Padre Silvio Belotto, ka marrë përsipër që t?i pagëzojë dy fëmijët ?në emër të atit, të birit dhe shpirtit të shenjtë?. Kjo ceremoni ka dhe dy personazhe të tjera, nunin Aleksandrin dhe nuneshën Alma.

Ky ishte i pari pagëzim që çeli këtë muaj pranë kësaj kishe. Muajin e kaluar këtu, numri i pagëzimeve ishte 15 dhe nga fillimi i vitit janë pagëzuar rreth 80 besimtarë, ku midis të cilëve 50 ishin fëmijë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended