Top News - Ndërron jetë Sabit Brokaj/ Ish-ministri pësoi atak kardiak

  • 3 years ago
Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, ish-ministër e deputet i Partisë Socialiste. Mësohet se Brokaj ka pësuar atak kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeccare. Profesor Sabit Brokaj ka qenë një ndër figurat më të njohura të Partisë Socialiste. Mjek me profesion, Brokaj u aktivizua në politikë pas rënies së diktaturës në radhët e Partisë Socialiste.

Nga shkurti deri në dhjetor të vitit 1991 ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë. Më pas në vitet 1991, 1996 dhe 1997 u zgjodh deputet I Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

Profesor Sabit Brokaj lindi në 7 janar 1942, në qytetin e Vlorës, më pas në vitin 1969 u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka studiuar kardiologji në Francë.
Brokaj punoi si mjek kardiolog në spitalin Ushtarak të Tiranës. Po në të njëjtin vit u bë profesor në një shkollë mjekësore në Tiranë, më pas Zëvendës Dekan i shkollës në 1987, dhe Dekan në 1989. Profesor Brokaj ka qenë një ndër mjekët më të mirë kardiolog në vend, ndaj edhe ka qenë pjesë e stafit mjekësor të Enver Hoxhës.

Gjatë karrirerës së tij politike Sabit Brokaj ka qenë gjithmonë një ndër zërat më të spikatur të Partisë Socialiste dhe pas tërheqjes së tij nga politika aktive, konsiderohej si një nga njerëzit më me influencë në këtë parti.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SabitBrokaj#TopChannel

Recommended